Teshtitja do të thotë se mendojmë në seks?

Personi i cili ka teshtirë nuk është e thënë të jetë i ftohur apo të jetë alergjikë në diçka që është drejtpërdrejt në afërsi të tij. Ndoshta është i joshur, erotik, thuhet në një hulumtim të ekspertëve britanikë.
Ekzistojnë persona të cilët edhe vetë e dinë se përse ndonjëherë teshtijnë, mirëpo u vjen turp ta pranojnë para të tjerëve. Prandaj, vlerësojmë se ka më shumë raste të tilla se sa janë “numëruar” zyrtarisht, thotë një otorinolaringolog i njohur.

Pas hulumtimeve të mëtutjeshme, të cilat janë zhvilluar nëpërmjet internetit, mjekët në një afat shumë të shkurtër kanë gjetur edhe 17 meshkuj të cilët teshtijnë kur mendojnë në seks, ose menjëherë pas aktit erotik.

Pra, kur dikush në afërsi tuajën teshtin, ndoshta nuk është mirë gjithmonë t’i thuhet “Shëndet!”.

1 Like