Supa te ndryshme per te gatuar

Supe me perime

Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten në copa kubike mesatare:
veç pastrohen bizelet e njoma kokërr.

Në tenxhere me yndyrë kaurdiset qepa, shtohen karotat, kungulleshkat, selinoja.
Pas kaurdisjes shtohen domatet e freskëta të grira hollë ose pak salcë. Në perimët e kaurdisura hidhet lëng mishi ose ujë i vluar dhe sa të marrin valën shtohen zarzavatet e tjera sipas kohës së zierjes.

Në fillim mashurkat e bizelet, pastaj patatet.

Supa lihet të ziejë 15-20 minuta, rregullohet me kripë, piper, fletë dafine dhe majdanoz të grirë hollë.
Në rast se bizelet e mashurkat nuk janë shumë të njoma, ato më parë duhet të ziejnë në ujë të vluar për disa minuta dhe pastaj t’i hidhen supës.

Për 4-5 persona duhen:

lëng mishi ose ujë 1.5 litra,
patate 2-3 kokrra mesatare,
karota 3-4 copë,
kungulleshka 1 copë,
bizele kokërr 1/2 gotë,
mashurka 8 copë,
selino 1 kokërr,
yndyrë 1 filxhan kafeje,
qepë 1 kokërr,
domate 2-3 kokrra ose salcë gjysmë luge,
kripë,
piper,
majdanoz,
dafinë.

1 Like