Rreth kategorisë Html & Php

  • HyperText Markup Language (HTML) është bashkësi kodesh të përdorur për të ndërtuar faqet Ueb.

Pra, është gjuha që përdoret për të ndërtuar faqet Ueb. Mundëson ndërtimin, ndryshimin dhe mirëmbajtjen e faqeve në World Wide Web, që njihet dhe si dotNet. WWW ose Ueb është një bashkësi serverësh ku janë publikuar sasi të mëdha dokumentesh. Para se të shohim se çfarë është HTML, është e rëndësishme të dimë se çfarë HTML nuk është.

E para , nuk është e vështirë në të kuptuar dhe përdorim.

E dyta , HTML nuk është një gjuhë e vërtetë programimi (më shumë formatimi). Nuk është një gjuhë për të shkruar programe Ueb. Termat dokument dhe faqe përdoren shpesh në mënyrë të shkëmbyeshme kur flitet për faqet Ueb. Ato nuk tregojnë të njëjtën gjë. HTML përdoret për të krijuar dokumente elektronike, që mund të lexohen në sisteme të ndryshme duke përdorur softuerë të quajtur browser (shfletues).

Shfletuesi përkthen kodet HTML në një paraqitje në ekran.

Teknikisht dokumenti janë kodet aktuale të HTML, ndërsa faqja është ajo çfarë duket mbasi përkthehet nga shfltuesi.

  • PHP Hypertext Processor më parë njihej si „ Personal Home Page gjuhë skripti që ngjan për nga sintaksa me gjuhën C dhe mund të bashkëveprojë me lloje të ndryshme bazash të dhënash (database) si psh. MySQL etj. për të krijuar faqe PHP është një program kompjuterik. PHP është gjuhë që ekzekutohet në server dhe përdoret për programimin e faqeve dinamike. Meqë browseri dhe vete protokollat e internetit njohin kodin HTML edhe PHP përdor këto metoda për shfaqjen e rezultateve. Meqënëse çdo manipulim, çdo operacion që kryhet nga PHP kryhet në server dhe në browser çdo gjë shfaqet si HTML,XML etj. kjo do të thotë se për të punuar në PHP duhet patjetër të kesh të instaluar server e në ketë rast me që kemi të bejm me “Open source” (Kod i hapur) serveri përkatës është APACHE . Apache server është server për sistemet e hapura operative siç është LINUX , por mund të instalohet edhe në Windows,BSD etj. PHP bashkë me Apache janë ndër veglat më të perdorura për programim të faqeve dinamike në ditët e sotme.