Psikologji- " Inteligjenca"

Ceshte inteligjenca…

Shoqeria jone (dhe pergjithesisht kultura Perendimore) favorizon aftesite linguistike, logjiko-matematikore dhe intrapersonale te njeriut nderkohe qe ka kultura te tjera qe favorizojne te tjera aftesi.Keshtu ka kultura qe cmojne ne rradhe te pare aftesiet muzikore dhe trupore-levizore, ka kultura qe vleresojne ne rradhe te pare aftesite hapesinore apo ato natyralistike.
Nje person me shkollim te larte nga kultura jone e me inteligjence superiore linguistike ose matematiko-ligjore mund te jete ne disavantazh te vertete ne mes te Eskimezeve ose Tibetjaneve. Eshte domethenese anektoda e profesorit dhe varketarit per te konkretizuar nevojen e zhvillimit te te gjitha inteligjencave (apo aftesive)qe permban kapaciteti njerezor. Le ta kujtojme: nje profesor duke biseduar me nje varketar qe po sodiste ne breg, mori vesh se ai nuk kishte qene kurre ne shkolle edhe i tha se kishte cuar dem nje pjese te jetes se tij ,Nderkohe cudia trokiti ne dere,papritur filloi nje ere e forte edhe e paparashikuar.Nderkohe qe varka ishte gati te permbytej,varketari e pyeti profesorin nese dinte not edhe ai u pergjigj negativisht.Tani ishte rradha e varketarit te triumfonte duke thene"Per pak caste ti do humbesh jeten tende"…Ky ishte nje shembull qe tregon ironine e plote edhe botekuptimin e ketij termi INTELIGJENCE

Ne mendjen e mjaft prej nesh kuptimi i fjaleve i zgjuar dhe inteligjt per nje femije apo edhe i rritur shpesh kane te njejtin kuptim. Nese shohim nje fjalor te gjuhesh shqipe aty do te na shpjegohet se i/e zgjuar dmth: qe eshte i holle dhe i shkathet nga mendja,qe i kap gjerat shpejt,ndersa per inteligjent nuk gjejme shpjegim te qarte. Dijetare te ndryshem ne fushen e edukimit e perkufizojne inteligjencen ne baze te filozofise te ciles i besojne e keshtu mbi ndertojne punen e tyre kerkimore e studimore.

H.Gardner thote se shoqeria si rregull merr ne konsiderate vetem dy a tre lloje inteligjencash ne krahasim me tete llojet qe perfshihen brenda ketij termi. Ne shohim per persona gjuhesore(me aftesi ne gjuhe) qe lexojne e shkruajne mire,ne shohim ne nje mendimtar logjik i cili arsyeton ne menyra te qarta dhe te lidhura si edhe ne disa raste shohim persona te tjere me inteligjence vetjake te mire. Por ne kemi edhe lloje te tjera inteligjencash po kaq te vlefshme megjithese jane me pak te perdorshme.

E cfare duhet te themi rreth njerezve te cilet kendojne e vallezojne mire??

Ose atyre qe pikturojne,vizatojne,shpikin,interpretojne ose gdhendin???

E cfare duhet te themi rreth individeve qe jane lidera edhe kane intuite teper te bukur edhe te perparuar???

Keta persona thuajse nuk perfillen fare ne diskutimet rreth inteligjences superiore… kjo mosperfillje intelektuale vjen e ze vend jo vetem ne shoqeri por edhe ne klasen mesimore sepse shkolla cmon kryesisht aftesite gjuhesore edhe matematiko-logjike. Femijet me talent ne keto fusha dalin si rregull shume mire ne shkolle.Nderkohe ironia qendron ne faktin qe femije te tjere me aftesi me te dobeta verbale apo matematikore por me aftesi te mrekullueshme ne fushat e tjera mbeten ne klase…

Gardner e perkufizon inteligjencen ne kete menyre:
Aftesine per te zgjidhur problema qe personi ndesh ne jeten e vertete
Aftesine pre te krijuar problema qe kane domosdoshmeri nje zgjidhje
Aftesine per te bere dicka ose per te ofruar nje sherbim qe eshte i vleresuar brenda kultures se individit.
Ky perkufizim i inteligjences tregon faktin se ajo nuk eshte nje cilesi mendine e dhene njehere e pergjithmone por ajo shihet si nje mundesi e panderprere zhvillimi gjate gjithe jetes se individit. Per me teper ky perkufizim flet me teper per natyren shume kulturore te njohjes njerezore.
Kjo teori e sheh inteligjencen te perbere nga tete lloje inteligjencash te cilat jane mjete per te nxene ,per te zgjidhur probleme ne jete dhe per te krijuar te cilat cdokush nga ne i perdor ne masa te konsiderueshme ne jeten tone te perditshme. Ato percaktohen si me poshte:

INTELIGJENCA gjuhesore(verbale):Konsiston nga aftesia per te menduar me fjale dhe per te perdorur gjuhen per te shprehur dhe vleresuar mendime.Autoret e librave,poetet,gazetaret,spikeret,prezantuesit edhe transmetuesit e radios edhe Tv shfaqin shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA matematiko-ligjore: Kjo inteligjence na mundeson te kalkulojme,te vleresojme,nga ana sasiore,te konsiderojme pohimet e hipotezat edhe te kryejme veprime matematikore. Shkenctaret ,llogaritaret,inxhinieret,programuesit kompjuterike,si edhe te tjere profesioniste demonstrojne shkalle te larte ne kete inteligjence.

INTELIGJENCA hapesinore:Kjo shpreh (njekohesisht rrenjos) aftesine per te menduar ne menyre dimensionale sikunder bejne ne menyre te vecante marinaret,pilotet,skulptoret,piktoret dhe arkitektet. Ajo e afteson personin per te nuhatur(marre mend) shembelltyra te brendshme e te jashtme,per te rikrijuar,transformuar,os modifikuar imazhet,per te drejtuar veten dhe objektet neper hapesire dhe te prodhojne ose deshirofrojne informacionin qe jepet nga grafiket.

INTELIGJENCA kinestetike trupore: Akjo e afteson personin(si dhe e mundeson)te perdore objektet edhje te kryeje veprime te sterholluara fizike.Ne shoqerite Perendimore(sikunder ne elitat intelekuale te Shqiptareve)nuk eshte e vleresuar aq lart sa inteligjencat e mesiperme nderkohe qe ne vende te tjera aftesia per te perdorur trupi neshte domosdoshmeri per te mbijtuar si edhe tipar i rendesishem ne shume role presticioze ne shoqeri.

INTELIGJENCA muzikore: Eshte e dukshme ne individe te cilet zoterojne nje ndjeshmeri ndaj tonik muzikor edhe melodise e ritmit. Preofesionistet qe demonstrojne kete inteligjence jane kompozitoret,dirigjentet,muzikantet,kritiket e muzikes,beresit e intrumentave si edhe degjuesit e ndjeshem te muzikes.

INTELIGJENCA ndervetjake: Eshte aftesia per te kuptuar dhe ndervepruar ne menyre efektive me te tjeret. Eshte vecanerisht shume e zhvilluar tek mesuesit e kujdesshem,punonjesit sociale,aktoret,politikanet.Ashtu sikunder kultura Perendimore ka filluar kohet e fundit te rikonsideroje lidhjet midis mendjes dhe trupit,po keshtu,ajo ka filluar te vleresoje edhe rendesine ose mjeshterine ne sjellet ndervetjake.

INTELIGJENCA vetjake: Kjo i referohet aftesise per te ndertuar nje perceptim per veten dhe te perdore kete ne planifikimin dhe drejtimin e jetes personale.Disa njerez me inteligjence vetjake specializohen si teologe,psikologe e filozofe…

INTELIGJENCA natyraliste: Konsiston ne vezhgimin e modeleve e ligjesive ne natyre,duke identifikuar dhe klasifikuar objektet dhe duke kuptuar sistemet natyrore si edge ato te bera nga njerezit. Natyralistet e shkathet e te afte jane fermeret,botanistet,gjuetaret,ekologjistet etj…

Keto tete inteligjenca sigurojne nje pamje te kujdesshme te kapaciteteve njerezore dhe mendohet se perfaqesojne Teorine rreth inteligjences e cila sot shihet si me e pranuara…

Si mendoni ju te dashur anetar/e per INTELIGJENCEN , jo vetem si koncept Psikologjik, po si koncept shoqeror, kulturor etj…

1 Like