Njeriu qe ndenji 37 vjet pa u lare

Kailash Singh ka një pseudonim të spikatur: njeriu që bie më shumë erë në botë.
Kjo, sepse ai ka refuzuar të lahet për 37 vjet rresht. 65-vjeçari nuk është larë dhe nuk i ka prerë flokët e tij 183 cm të gjata, që nga viti 1974, pak pasi është martuar.

Duke shpjeguar zakonin e tij jo fort të pëlqyeshëm, Singh, nga provinca Varanasi, Indi, tha se një prift i kishte garantuar atij se do të lindte një djalë trashëgimtar, nëse ai do të ndiqte këshillën e tij. Megjithëse e ka ndjekur me përpikëri këshillën e priftit, fermeri ka vetëm shtatë vajza. Por, ai i lejon vetes një lloj tjetër pastrimi: “banjën e zjarrit”, që ka të bëjë me pirjen e marijuanës, lutjen ndaj zotit hindu Shiva dhe kërcimin rreth zjarrit.

Familja kishte tentuar ta lante me zor, por ai kishte ikur me vrap. Edhe kërcënimet e gruas së tij, se nuk do të flejë më me të nëse nuk lahet, nuk kanë bërë punë. Me sa duket, ai nuk ka për t’u larë kurrë.

Kailash-Kalau-Singh

1 Like

e Imagjinoni dote se cfare ere mund te mbaj ky?

@Blerta As ta imagjinoj nuk dua :face_vomiting:

Shiko cfare ben Feja, mer njerzit ne qaf, i ka then prifti ati, :man_facepalming:

qysh mund te rrij 1 njeri pa u lar kaq vite imagjino ca ere e shpifur do vinte

era spece te mbushura :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: :stuck_out_tongue: