Martohet gruaja me më së shumti vath në trup

Britanikja Elaine Davidson, e cila mban rekordin botërorë për numrin e piercingut në botë, u martua në Edinburgh për Douglas Votsonin. Davidson (46 vjeçare) është rekordere botërore me 6.925 vathë në trup.

Vetëm në fytyrë, të cilën e kishte ngjyrosur në të gjelbër, ka 192 piercing.

Gazeta britanike “Daily Telegraph” shkruan se paraqitja e saj me fustan nusërie binte në sy që larg dhe linte nën hije dhëndrin, i cili është mbi 60 vjeç dhe ishte veshur thjeshtë me një kostum dhe me kravatë

Kur u regjistrua për herë të parë në librin e rekordeve Guinness në vitin 2000, Davidson kishte 462 piercing prej të cilëve 192 në fytyrë

1 Like