Disa Receta Embelsirash

Disa Receta Embelsirash

STRUDEL ME MOLLE

Masat:
2 filxhane caji miell
1 kokerr veze
2-3 luge gjelle gjalp
3-4 kokrra molle
2 filxhane fafeje sheqer
1 luge gjelle buke të grire
pak kanelle edhe karafil

Mielli i situr hillet ne tryeze, hapim një grope ku hillen ne mes vezet, gjalpi dhe sasia e ujit. Zihet brumi i forte edhe lihet të qendroje për 20-30 min. Pastaj hapen petat e holla. Peten e sperkasim me gjalpe, mbulohet me molle të grira holle dhe të sperkatura me sheqer të perziera me buke të bardhe të thare, e shtypur holle me kanelle pluhur. Mbeshtillet me forme roleje. Vendoset ne tepsi edhe lyhet me gjalpe. Shpohet ne disa vende me maje të thikes edhe vihet të piqet ne temp 200-250 (400) grade për 25-30 minuta. Pas pjekjes i hillet sheqeri puder.

Mollet pergatiten keshtu: i qerojme, i pastrojme, i presim ne feta të holla, ne rast se jane të forte i kalojme ne tigan ose ne tepsi edhe futen ne furre për ti zbutur gati 20-30 min, duke i shtuar sheqer dhe pak gjalpe. Nqs mollet jane të buta trazohen me sheqer e kanelle.

Shendetlie

Për 25 copë

Duhen:

  • miell 3 gota uji
  • sheqer 1 gotë uji
  • mjaltë 2-3 lugë gjelle
  • vezë 2 kokrra
  • sodë një majë luge kafeje
  • arra 1-2 filxhanë kafeje
  • gjalpë 2 filxhanë kafeje
  • pak vanilje
  • ujë 2 filxhana kafeje

Për shërbetin:

  • sheqer 3 gota uji
  • ujë 2 gota e gjysëm

Gatimi:

Në një enë përzihen mirë vezët sheqeri, mjalti, gjalpi dhe në fund shtohen arra. Pastaj hidhet miell i përzier me sodë. Zihet brumi i cili nuk duhet të punohet shumë që të mos bëhet elastik. Brumi i përgatitur vendoset në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohet me dorë, lyhet sipërfaqja me vezë, bëhen disa vija me pirun në formë rombi dhe hidhet shërbet i vakur i aromatizuar me vanilje.

Sheqerpare

Për 4 vetë

Duhen:

Për brumin:

  • miell 3 gota uji
  • gjalpë 1 gote
  • vezë 1 kokërr ose 2 të verdha
  • sheqer 1 gotë uji
  • sodë një majë luge kafeje
  • pak vanilje

Për shërbetin:

  • 2 gota sheqer
  • 1 1/2 gotë ujë

Gatimi:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me yndyrë. Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të vlohet i hidhet shërbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që shërbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen.

Kabuni me rrush të thatë

Për 4 vetë

Duhen:

  • oriz, 1 gotë uji
  • lëng mishi, 2 gota uji
  • rrush i thatë, 1 filxhan kafeje
  • sheqer, 1 filxhan caji
  • gjalp 3-4 lugë gjelle

Gatimi:

Pastrohet orizi , lahet dhe kaverdiset me gjalpë, pastaj shtohet lëng mishi (mundësisht dashi) ose ujë, rrush i thatë (shpëlahet më parë me ujë të vakët), pak kripë dhe vihet të ziejë.
Kur është thithur pothuajse i gjithë lëngu dhe në sipërfaqe janë krijuar vrima, hiqet nga zjarri, përzihet me sheqer, kanellë e karafil të bluar. E mbulojmë me kapak dhe e leme ne një vend të ngrohte. Masa hidhet në forma ose filxhanë dhe pastaj përmbyset.
Shenim: Për kabuni masa e orizit dhe e lëngut merret si për pilaf të zakonshëm: 1 kg oriz me 2 litra ujë.

Torte me banane

Per 4 veta duhen

6 vez?
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao

Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje

P?rberja
Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni
ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen.
Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar
dhe gjashte luge sheqe,
ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta.
Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser
dhe i shtoni margarinen e shtypur mire,
vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur,
si dhe dy banane te shtypura.
Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate,
ndersa siper me kremin e fituar nga bananet,
vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles.
Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos,
poashtu mund t’i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

Torte ananasi

perberesit:
200g miell
100g sheqer
100g arra
100 g gjalpe
3 veze
2 luge sode buke
dhe sipas deshires 4-5 feta ananasi

Ne fillim rihen vezet me sheqerin ,derisa formohet nje tip kremi me pas shtohet mielli gjalpi i shkrire …trazohen te gjitha bashke derisa te perzihen mire shtohen dhe arrat dhe soda e bukes. Mbasi jane perzier e leme menjane dhe bejme gati tepsine ku do e pjekim te cilen e lyejme me gjalpe dhe me miell me qellim qe torta te mos ngjitet kur ta nxjerrim…vendosim fetat e ananasit dhe siper hedhim perberjen qe pergatitem…
piqet ne furre me 180° per 30’. Kur ta nxirrni, permbyseni tepsine me qellim qe fetat e ananasit te dalin siper tortes si dekoracion …mund te lini nje pjese te arrave per tia hedhur siper…
Ju boft mire.

Tiramisu

Përbërësit

  • 4 të verdha vezësh
  • 3/4 filxhani, sheqer
  • 1 filxhan djathë mascarpone
  • 1 1/2 filxhan me ajkë qumshti (whipping cream)
  • 2 filxhanë me kafe të fortë (e zieni dhe më pas lëreni të ftohet )
  • 1/2 filxhan Kahlua (pije me bazë kafeje dhe pak alkool)
  • 30-36 biskota
  • pudër kakao për të pudrosur ëmbëlsirën në fund
  • çokollatë e grirë

Përgatitja

Ne nje tenxhere me dy ndarje ( tenxhere te cilat perdoren per shkrirje ose zierje te ngadalte), perzieni te verdhat e vezeve dhe sheqerin dhe filloni ti perzieni ngadale derisa perzierja te kete marre ngjyren e verdhe disi te zbardhur dhe temperatura te kete shkuar në 140ºF (ka tenxhere qe e tregojne temp). Me pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe masen hidheni ne nje tas te mad ku pak e nga pak mund te filloni ti shtoni djathin mascarpone, duke e perziere lehte. Perzierja duhet te ftohet per 8-10 min.Ne nje tas tjeter, trazoni ngadale ajken e qumshtit dhe po me ngadale hidheni ajken ne perzierjen me veze qe pergatitet pak me pare.Me pas perzieni kafen e ftohur me Kahlua dhe zhytini nje e nga nje biskotat ne menyre qe te marrin pak shije por dhe te mos thermohen fare nga lengu.
Ne fund, mund te filloni vendosjen e embelsires ne nje ene ovale (12-14inch). Ne fillim vendosni nje shtrese kremi, me pas nje shtrese me bisokota dhe siper i shtroni nje shtrese te trashe kremi. Siperfaqen rafshojeni ne menyre uniforme dhe mbulojeni enen me mbeshtjelles plastik. Embelsira duhet te ftohet per 4-6 ore para se te sherbehet.Para se ta sherbeni mund ti hidhni siper pluhur kakao perzier me pak kafe si dhe copa cokollate te grira holle.

Torta Parajsa

miell----100 gr
niseshte patateje-----300 gr
gjalp—200 gram
sheqer puder (a velo) ----200 gr
sheqer normal----50gr
veze----5 te verdha nje te gjithe
maja per embelsira—nje pako
vanilje sipas deshires
pak kripe

pergatitja:
qe nje torte te dale e mire te keni parasysh qe te gjithe perbersit duhen te kene temperature te njejte, o te gjithe nga frigoriferi, o te gjithe ne temp ambjenti,
kjo torta eshte shume e shijshe dhe shume e thjeshta.
ne fillim punohet gjalpi me sheqerin dhe dale ngadale shtohen vezet, keta perberes rihen se bashku dhe dale nga dale shtohet niseshteja dhe mielli, nqs doni siteni nje cike qe mos te behet topa topa.
perzihen te gjithe me mikserin ose me nje fruste …sepse duhet rahur mire, ne kete menyre hyn me shume hajer dhe torta del me e bute, hillet dhe majaja. pastaj e gjitha se bashku hillet ne nje tepsi me diameter 25 cm.

piqet ne fure te nxehte ne 200 grade.

gjithsesi varet nga furi kur shikoni qe eshte bere nxireni dhe lereni te kulloje para se ta hiqni nga tepsia.

per te pare qe nje torte eshte e pjekur, provohet duke futur nje “kruajtse dhembesh” ne mes te saj, nqa kjo del e paster pa brume atehere torta eshte pjekur.

pak a shume do tju dali keshtu.