Cfar nenkupton racizmi

Racizmi është besimi në superioritetin e një race mbi tjetrën, e cila shpesh rezulton në diskriminim, segregacion dhe paragjykime ndaj njerëzve në bazë të racës apo përkatësisë etnike, kombëtare, fetare, etj. Sot, përdorimi i termit “racizëm”, nuk ka të bëjë vetëm me një një përkufizim të vetëm.[1]

Racizmi si ideologji shpesh përfshin ide dhe pikëpamje të tilla, sipas të cilave njerëzit mund të ndahen në grupe të ndryshme, për shkak se, sipas tyre, të ndryshme janë sjelljet e tyre shoqërore dhe aftësitë e tyre të lindura (gjenetike), prandaj për këtë arsye ato grupe të caktuara shoqërore, mund të renditen si grupe inferiore ose superiore.[2] Rasti i Holokaustitështë shembull i pastër, klasik e tipik i praktikave të institucionalizuara raciste, gjë që çoi në vdekjen e miliona njerëzve, duke u bazuar në racën dhe pikëpamjet raciste. Ndërsa konceptet e racës dhe përkatësisë etnike janë konsideruar të jenë të ndara në shkencat bashkëkohore shoqërore, të dy termat kanë një histori të gjatë të ekuivalencës së përdorimi të tyre, si në aspektin popullor ashtu edhe në shkencat shoqërore, dhe letërsi. “Përkatësia etnike” shpesh është përdorur në një kuptim të ngushtë dhe tradicional i cili i atribuohet “racës” ose “kombit”. Prandaj, racizmi dhe diskriminimi racor, janë përdorur shpesh për të përshkruar diskriminimin në baza etnike, kulturore ose fetare pavarësisht asaj nëse këto dallime janë përshkruar si racore ose jo. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, konventa për diskriminimin racor, nuk bënë dallim midis termave diskriminim “racor” dhe “etnik”. Konventa e OKB-së më tej konstaton se superioriteti i bazuar në diferencimin racor është shkencërisht i rremë, moralisht i dënueshëm, shoqërisht i padrejtë dhe i rrezikshëm, dhe nuk ka asnjë justifikim për diskriminimin racor, qoftë në teori apo edhe në praktikën konkrete.[3]

Ideologjia raciste mund të manifestohet qartazi në shumë aspekte të jetës shoqërore. Racizmi mund të jetë i pranishëm në veprimet shoqërore, praktikat, apo sistemet politike (p.sh., aparteidi) i mbështetur në shprehje paragjykuese apo neveri në praktikat diskriminuese. Racizmi është i lidhur me veprime dhe qëndrime të tilla sociale si: nativizmi, ksenofobia, diskriminimi, segregacioni, renditja hierarkike, supremacioni, si dhe fenomene të ngjashme sociale.

4 Likes

Racismi esht semundja me e shpifur qe nje person mund te ket

1 Like

varet se na ca kendveshtrimi e shikon ? ka qene eshte dhe do te mbetet pjese e shoqeris njerzor nuk eshte dicka per teqene krenar por jo semundje , mir do te ishte mos egzistonte bota prandaj eshte e bukur me ngjyra se jemi te ndryshem

1 Like

Esht nje semundje ne kuptim te figurshem i dashur . Bota do ishte akoma me e bukur pa racizem per kete te jesh i sigurt .

1 Like

Racismi ka qen dhe do te mbetet te ajo pjes e shoqeris te cilen e ka mbyt injoranca.ska semundje me te pa sherueshme se INJORANCA

2 Likes

Po shume e vertete , injoranca eshte e rrezikshme

1 Like